Futbolli dhe kërcimi Samba janë dy ndër pasuritë kombëtare të Brazilit. Mesa duket përgatitësi teknik i klubit gjigant të Flamengos ka shpikur një nxehmje që inkorporon lëvizjet e Sambës.
Në përgatitjen para ndeshjes midis Flamengos dhe Korinithias, kamerat kapën një moment unik, ku lojtarët e Flamengos po bënin nxehmje, por në pamje të parë të krijohet ideja e një kërcimi amerikani-latin dhe jo ushtrimesh për të përgatitur muskujt.
Nova dancinha? Que nada, é só o aquecimento mesmo… Bola rola às 21h45 para Flamengo x Corinthians pic.twitter.com/tU93C61X3S
— globoesportecom (@globoesportecom) September 13, 2018