Kanë filluar sot ndeshjet e kupës FA në Angli të fazës së 1/8-ve, me ndeshjen Brajton-Derbi Kaunti që ngriti siparin. Kjo sfidë u fitua nga skuadra e Premier Ligës 2-1, por golashënuesi i vetëm për Derbin ishte një emër shumë i njohur i futbollit anglez.
Bëhet fjalë për veteranin Eshli Kol, lojtar që ka luajtur për shumë skuadra të njohura, si Çelsi dhe Arsenal. Edhe pse në moshë të madhe (38-vjeç), mbrojtësi i majtë vazhdon ende të luajë në nivele të larta. Në minutën e 81’ të sfidës, anglezi shkurtoi diferencat, por goli i tij nuk vlejti shumë, pasi Derbi nuk arriti të barazojë dhe u eliminua nga Kupa.
Me këtë rrjetë, Kol bëhet lojtari i dytë më i vjetër që shënon në Kupën FA, pas Billi Hampson (41-vjeç), i cili shënoi në ndeshjen mes Njukasëllit dhe Aston Vilës në vitin 1924.