Vijareal arriti të siguronte një pikë me vlera kundër Real Madrid në shtëpi. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, ndërsa heroi i vendasve ishte Santi Kazorla. 34-vjeçari pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë në 19 tetor të vitit 2016, kur ishte akoma pjesë e Arsenalit.
Spanjolli kreu 8 operacione gjatë kësaj periudhe, madje mjekët pretenduan se Kazorla rrezikonte dhe prerjen e këmbës dhe ishte me fat që po arrinte të ecte.
“Ata (doktorët) më thanë mua që, nëse do të arrija të bëja një shëtitje në kopsht me djalin, duhet të isha i kënaqur”, u shpreh lojtari ofensiv në tetor të vitit 2017. Kazorla qëndroi 636 ditë pa zhvilluar një ndeshje, ndërsa viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë për të.
Ai ishte pjesë e formacionit të Vijarealit dhe arriti t’i shënonte dy gola Kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës. Kazorla shënoi në minutën e katërt dhe të 82-të, ndërsa pika është me rëndësi për “nëndetësen”, që për momentin po lufton për qëndrimin në kategori.
Megjithatë, dje ishte mbrëmja e Santi Kazorlës, i cili i befasoi të gjithë, duke i kaluar të gjitha vështirësitë dhe u rikthye përsëri te emocionet e golit.
?? The return of Santi Cazorla:
? Oct 2017 – “They [the doctors] told me, if you get to walk again with your son in the garden, be satisfied.”
? Jan 2019 – Scores a brace against Real Madrid pic.twitter.com/kxIsgRc5H7
— ODDSbible (@ODDSbible) January 4, 2019