Mançester Junajtid luan në një transfertë të vështirë ditën e sotme, teksa përballet me Evertonin. Një sfidë mjaft delikate, sidomos për “djajtë e kuq”, të cilët janë në luftë për një vend në Champions.
Ndeshja nuk ka nisur siç duhet për të besuarit e Solskjaer, pasi janë gjendur në avantazh pas vetëm 13 minutash. Në zhvillimet e një rivënie anësore, Riçarlison ka shënuar me roveshatë, duke lënë të shtangur De Gean dhe duke çuar në festë tifozët e tij. Gol mjaft i bukur nga braziliani.