Ditën e sotme Edi Reja, trajneri i Kombëtares sonë, prezantoi listën e të grumbulluarve për ndeshjen kundër Islandës dhe Moldavisë, si dhe mbajti konferencën për shtyp përpara mediave.
Në fundin e konferencës ka ndodhur një incident, me trajnerin që u rrëzua siç duket dhe nga pamjet. Gjithsesi, diçka e tillë është marrë me sportivitet nga italiani, i cili në një bisedim me gazetarët pas incidentin, u pyet se mos diçka e tillë ishte ndonjë skemë për penallti.
“Kjo do të ishte ideale. Duhet të bëjmë kujdes, sidomos në goditjet standarte dhe rivëniet anësore. Islanda ka një skuadër të fortë në ajër, ndryshe nga ne”, përfundoi Edi Reja.