Reali hedh pas krahëve humbjen shokuese në mesjavë ndaj CSKA-së së Moskës dhe triumfon në La Liga përballë Rajo Vajekanos me shifrat 1-0. Ekipi i Solarit, pavarësisht lojës së shfaqur, vijon formën e mirë në La Liga, ku arrin të tretin sukses radhazi, madje duke ruajtur portën të paprekur në të tre ndeshjet.
Sfida nisi mjaft mirë për madrilenët, ku pa u mbushur ende çerek orëshi i parë i sfidës, konkretisht në minutën e 13-të, ishte Lukas Vaskez, i cili gjeti mjaft mirë Benzeman, ku ky i fundit shënoi për të kaluar në avantazh të tijtë. “Los Blancos” vijuan të ishin kërkues, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë Reali u mjaftua me administrimin e avantazhit, teksa Vajekano në fund drithëroi jo pak të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, por Kurtua shpëtoi Realin në dy raste. Kështu, “Los Blancos” ngjiten përkohësisht në vendin e tretë me pikë të barabarta me Atletikon e Madridit dhe vetëm dy pikë pas Barcelonës së vendit të parë.
https://twitter.com/Madridholic__/status/1074000001351729153