VIDEO | Rashica mahnit UEFA-n dhe gjermanët, çfarë vlerësimi!

Kosova po kalon një moment të shkëlqyer, me dardanët, të cilët pasi barazuan ndaj Malit të Zi, triumfuan 2-3 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e luajtur në Sofie.

Një ndër më të spikaturit te Kosova është padyshim Milot Rashica. Anësori shënoi gol në të dyja ndeshjet, ndërsa dhuroi dhe asist në golin e tretë ndaj Bullgarisë. Gjithsesi, ajo që ka bërë më së shumti përshtypje duket se ka qenë një driblim fantastik në aksionin e golit të dytë.

Veprimin fantastik të Rashicës e ka postuar dhe UEFA në faqen e saj zyrtare. Duket se edhe këta të fundit janë mahnitur nga 22-vjeçari.

Vlerësimet për Milot Rashicën nuk mbarojnë me kaq, pasi dhe nga Gjermania vijnë lajme të mira. Tifozët e Verder Bremen e kanë zgjedhur shqiptarin lojtarin e sezonit, me Rashicën që duket se dashurohet nga tifozët e tij. Gjithashtu, 22-vjeçari ka pësuar dhe një rritje të konsiderueshme të kartonit të tij ne transfermarkt, që tashmë ka prekur shifrën e 20 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online