Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, De Gea largon topin nga fusha se nuk i beson dot më Maugire që ishte bosh dhe në pritje të pasimit

Manchester United ka arritur që të fitojë me shifrat 3-2 ndaj Norëich. Objekti i kritikave edhe pas kësaj ndeshje ishte Harry Maguire, i cili duket se është “i mallkuar” që kur mbërriti në Old Trafford. Edhe në këtë ndeshje Maguire pati një lëvizje të çuditshme, kur goditi në kokë Paul Pogba. Francezi u tërbua për këtë dhe iu desh të kërkonte ndihmë mjekësore dhe tifozët mbetën pa fjalë kur kuptuan se Maguire e kishte goditur në të vërtetë, për ta dëmtuar seriozisht.

Kapiteni i Mançester Junajtid është i pafat këtë sezon dhe duket se po humbet besimin me shokët e ekipit. Këtë më së miri e tregoi David de Gea, i cili në disa raste në ndeshjen kundër Norëichit kishte një korridor të pastër për Maguire, por çdo herë ai zgjidhte opsionin më të vështirë për të shmangur pasimin te Maguire. Në një situatë, De Gea madje e nxori topin jashtë edhe pse e pa se Maguire ishte totalisht i lirë, por padyshim ishte më e sigurt për të që ta nxirrte topin jashtë fushës sesa në këmbët e kapitenit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online