Titulli do të mbyllet matematikisht para derbit, Tirana është vetëm 2 ndeshje larg dhe shkon ndaj Partizanit me stofin e kampionit

Vetëm një formalitet është që Tirana të rikurorëzohet edhe njëherë tjetër si kampione e Superiores. Bardheblutë kanë zhvilluar një sezon fantastik me Orges Shehin duke v.rarë kampionatin përpara kohe. Aktualisht kryeqytetasit ndodhen 16 pikë nga ndjekësit kryesor, Laçi, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi. Tirana do të presë Kastriotin në ndeshjen e radhës, për t’u ndeshur më pas me Laçin në transfertë. Bardheblutë do të rikthehen sërish në shtëpi për Teutën dhe më pas do të luajnë derbin ndaj Partizanit.

Por sipas të gjitha gjasave, titulli do të jetë histori që do të mbyllet përpara derbit me Partizanin. Në variantin më të shpejtë në kohë, mjafton që Tirana të fitojë dy takimet e radhës për ta fituar Superioren edhe matematikisht. Megjithatë edhe nëse ekipi i Shehit do ta humbiste transfertën me Laçin, një fitore me Kastriotin dhe Teutën do ta shpallë sërish kampione matematikore për t’u shkuar ndaj Partizanit me vendin e parë të garantuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online