Në vendin ku nuk pritet Murinjo dhe Pep Guardiola, sa shumë duartrokitje për Zekirija Ramadanin!

Në gjithë këto vite të fundit të futbollit të Shqipërisë, ka pasur një trend pozitiv të transferimeve së futbollistëve. Vitin e shkuar Tirana arriti që të hiqte trampolinën duke dërguar dy produktet e saja te një ekip si Legia e Varshavës. Por në të gjitha këto kohëra, asnjëherë nuk ka ndodhur që një trajner shqiptar të kalojë disa nivele më tepër për t’iu besuar një ekip i huaj, me më shumë kredite se Superiorja.

Madje edhe nëse shohim listën e trajnerëve më të mirë në botë, nuk shihet asnjë prej tyre me origjinë shqiptare, e cilado treve qoftë ajo. Për këtë arsye nuk mund të pretendojmë që në Superioren tonë të kemi Pep Guardiola dhe Jose Mourinho. Por një model si Zekirija Ramadani, nuk e kishim parë shpesh dhe është padyshim për t’u duartrokitur.

Për vetë mënyrën sesi erdhi te Egnatia për të kishte shumë fjalë jo pozitive. Sigurisht që asgjë nuk lidhej me Ramadanin, por për vendimin e pakuptimë të drejtuesëve të klubit që vendosën të largonin trajnerin e mëparshëm që po korrte rezultate positive. E jemi në pikën kur Zekirija po jep nga java në javë, një shembull edukate dhe qytetarie të një njeriu që mund të duket gjithçka, veçse jo shqiptari i zakonshëm, gjaknxehtë dhe që drejton gishtin kudo, përveç vetes.

Më parë ka qetësuar stafin dhe lojtarët e tij kur arbitrat po gabonin dhe po rëndonin më tepër gjendjen e Egnatias. Pavarësisht se është në zonën e Play Out, Ramadani shfaq të njëjtën qetësi dhe siguri në konferencën për shtyp, që është shumë për t’u admiruar. Gjithashtu një trajner që e thotë të vërtetën hapur dhe qartë.

Pas humbjes nga Tirana, nuk kërkoi asnjë justifikim për dështimin, thjeshtë theksoi se gara e Egnatias nuk është me bardheblutë që janë tjetër “univers” për ta. “Kampionati ynë është me rivalët direkt”, ka thënë kohë më parë Ramadani dhe koha e vërtetoi, me Egnatian që i mori maksimumin këtyre përballjeve. Trajner të niveleve të larta nuk i kemi në Superiore, por virtyte kaq të larta fatmirësisht sillen edhe nga njerëz si Zekirija. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online