VIDEO | PSG “dërrmon” Lionin, “jashtëtokësori” Mbape shkruan historinë

0

PSG është një makineri e pandalshme në Francë! Kampionët në fuqi kanë marrë fitoren e 9-të në po kaq ndeshje, duke shpartalluar Lionin me rezultatin e thellë 5-0. Të dyja skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga 10 lojtarë, por pa diskutim që e gjithë skena është për Kilian Mbape.

19-vjeçari ishte autori i 4 golave, të cilat i shënoi në harkun kohor të 13 minutave. Një statistikë unike dhe mjaft e veçantë, nga sulmuesi, i cili vijon që të mahnitë me paraqitjeje e tij. Ishte gati e pabesueshme ajo që tifozët e PSG-së panë në pjesën e dytë, teksa “ylli” i tyre luante në fushë dhe shënonte lehtësisht.

Edhe Nejmar ishte në listën e shënuesve, por pa diskutim vështirë se në të shkuarën një lojtar 19-vjeçar të ketë shënuar 4 gola në 13 minuta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.