Dabulla: Tirana e sotme me lojtarë ordinerë, aty ka grupe

0

Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, ka lëshuar disa deklarata shumë të forta në emisonin “Fair Play” në “Oranews”. 38-vjeçari tha se Tirana aktuale ka dy grupe, njëri i përbërë prej lojtarëve të huaj, ndërsa tjetri me lojtarët shqiptar.

“Te Tirana shikoj dy grupe. Njëri është grupi i lojtarëve të huaj, ku pjesën më të madhe e përbëjnë lojtarët nga Afrika, ndërsa grupi tjetër janë shqiptarët. Lojtarët e huaj më shqetësojnë shumë, janë anonimë dhe kanë paga të larta. Nëse ka një faj presidenti Halili, është se ka shpenzuar një pjesë të mirë të parave të tij për të paguar lojtarë ordinerë dhe tifozët kanë të drejtë të mërziten për këtë gjë”, tha Dabulla.

Dabulla nuk kurseu as trajnerin Ze Maria duke aluduar se lënia në stol e kapitenit Karabeci ishte thjeshtë një kapriço e teknikut brazilian ose e thënë ndryshe një matje nervash që ai i ka bërë lojtarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.