VIDEO/ Provuan ta linin në stol, por nuk po ia dilnin dot pa të! Mbapeja fiton penallti dhe shënon golin e vetëm të PSG-së

Kilian Mbape e nisi ndeshjen e sotme si ndëshkim për vendimin e tij për të mos rinovuar me PSG-në. Këta të fundit u ndeshën me Tuluzën në javën e dytë të kampionatit francez, në një ndeshje që përfundoi në baraspeshë 1-1. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, prandaj Luis Enrike vendosi të aktivizonte Kilian Mbapenë për të ndryshuar fatin e takimit.

Lojtari 24-vjeçar fitoi penallti në minutën e 61-të, të cilën po vetë e shndërroi në gol. Megjithatë goli i tij nuk u përkthye në tre pikë për PSG-në. Po nga pika e bardhë e penalltisë Abuklali tundi rrjetën në minutën e 87 dhe vulosi rezultatin në 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online