Faza “play off” nuk është i vetmi sukses, dy sulmuesit e klubeve shqiptare në listën e 5 golashënuesëve më të mirë në Ligën e Konferencës

Si rrallë herë më parë, tre klube shqiptare janë një hap larg fazës së grupeve të një kompeticioni të UEFA-s. Partizani, Ballkani dhe Struga kanë prerë biletën për në “play off” të Ligës së Konferencës, duke qenë pranë një momenti historik për futbollin shqiptar. Por arritja deri në këtë fazë të turneut nuk është i vetmi sukses për klubet shqiptare.

Suksesi i radhës është në aspektin individual. Dy prej lojtarëve shqiptarë gjenden në listën e 5 golashënuesëve më të mirë të këtyre kualifikueseve. Ibraimi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë një asist, duke qenë i dyti në radhitjen e golashënuesëve më të mirë, me një gol më pak nga kryesuese.

Përveç sulmuesit të Strugës, në këtë listë përfshihet edhe Tedi Cara. Lojtari i Partizanit numëron 4 gola të shënuar dhe 1 asist të dhënë në Ligën e Konferencës, çka e rendit atënë vendin e 5-të. Të dy futbollistët shqiptarë kanë në dispozicion edhe dy ndeshje të tjera për të pasuruar statistikat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online