VIDEO / Portieri më i shtrenjtë në histori, Kepa tregon reflekset e mbinatyrshme

Transferimi i Kepa Arrizbalagës te Çelsi për shumën e 80 milionë Eurove theu një rekord për sa i përket shitjes së kartonit të një portieri. Gardiani spanjoll ishte i panjohur për shumë fansa, por drejtuesit e Çelsit ishin të bindur se po bënin një investim të goditur, pavarësisht shifrës astronomike që u derdh në arkat e klubit bask.

Sot, gati tri muaj pas ardhjes së Kepës në Angli, të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë e 24-vjeçarit. Çelsi ende nuk ka pësuar një humbje me të në portë. Ditën e djeshme, Kepa shtangu të pranishmit në “Stamford Bridge”, teksa kreu një pritje fantastike duke ndalur goditjen e sulmuesit të Bate Borisov edhe pse distanca midis tyre ishte më pak se pesë metra.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=eNMh5eE2-5g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *