VIDEO | Polemikat mes Katalonjës e Spanjës nuk ndalen, reagon Pike

0

Katalonja zhvilloi miqësoren historike mbrëmjen e 25 marsit ndaj kombëtares së Venezuelës. Nuk ishte hera e parë që përfaqësuesja e Katalonjës zhvillonte një test miqësor, por kishte plot 3 vite që nga sfida e fundit.

Vlen për t’u përmendur që në këtë ndeshje vinin dhe emra si Zherard Pike, Ksavi Hernandez apo dhe Bojan Kërkiç. Takimi përfundoi me fitoren e vendasve, por përtej rezultatit ajo që mori vëmendjen ishin ofendimet kundrejt Spanjës, që vinin nga shkallët e stadiumit.

Pikërisht, në një ndër episodet që tifozët po ofendonin Spanjën, ishte Zherard Pike, i cili u kërkoi disa herë që të ndalnin thirrjet. Gjithashtu edhe pas takimit, mbrojtësi foli për mediat, ku nuk mungoi pyetja mbi episodin: “Respekti është mbi gjithçka! Duam të japim shembullin më të mirë të mundhsëm. Nuk duam të tregojmë mungesë respekti”, përfundoi mbrojtësi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.