Junajtid me barazimin e djeshëm 1-1 ndaj Hadërsfilldit i humbi të gjitha shpresat për të zënë një vend, që i kualifikon në Championsin e vitit të ardhshëm. Për “Djajtë e kuq” dje ishte ndeshja e pestë radhazi pa fitore. Ai që duhej t’i merrte prëj dore drejt triumfit, Pol Pogba regjistroi një nga performancat më nëgative në karrierën e tij.
Ndërkohë që Junajtid humbte shansin e vetëm që i mbante në garë, francezi gjatë 90 minutave e humbi plot 24 herë topin. Shifër kjo, që nuk është aspak normale për kampionin e Botës dhe një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim. Pasime të gabuara, driblime të dështuara, vjedhje topi nga kundërshtari e të tjera si kto i pamë dje teksa i ndodhnin të gjitha26-vjeçarit. Me shumë mundësi e ka pasur mendjen diku tjetër larg Mançesterit.
24 times Pogba lost the ball against Huddersfield from r/soccer