VIDEO/ “Po flinte gjumë”! Elseid Hysaj e djallos në fund, e mendonte të mbyllur para kohe dhe paguan faturën

Napoli ka hedhur një hap të gabuar mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë barazuar 1-1 kundër Kaljarit dhe heqin nga duart mundësinë për të shkuar në kuotë të barabartë pikësh me Juventusin, Milanin dhe Atalantën. Goli do të vinte shumë shpejt për ekipine Gatuzos. Që në minutën e 13, Osimhen tund rrjetën dhe i jep epërsinë Napolit.

Por kur pritej vetëm vërshëllima e arbitrit për të festuar fitoren, Kaljari bën befasinë. Një gabim i madh i Hysajt në minutën e 94-t bën që Nandez të dalë i pambuluar në zonë dhe të shënojë golin e barazimit. Hysaj e mendoi lojën të mbyllur përpara kohe, por tashmë i duhet të paguajë faturën. Kjo gafë e mbrojtësit shkodran eklipson të gjithë paraqitjen e tij pozitive përgjatë lojës, ndërsa mediat italjane nuk do e toleronin atë përgjumje në fund të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online