VIDEO/ Momenti komik i protestës! Shkund edhe tifozin bashkë me rrjetën, çasti kur tifozi i United bie nga porta

Ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool është shtyrë. Në fushë nuk kanë zbritur lojtarët si zakonisht, por vendin ia kanë zënë tifozët e “djajve të kuq”. Këta të fundit kanë mësyrë brenda stadiumit “Old Trafford” për të protestuar kundër presidentit të klubit, Glazier.

Por kjo protestë është shoqëruar edhe nga momente komike. Tifozët janë shpërndarë ngado brenda stadiumit, ndërsa një prej tyre zgjodhi të ngjitej sipër portës. Megjithatë zbritja prej andej nuk ka ndodhur ashtu siç mund ta kishte menduar.

Një prej protestuesëve godet topin në drejtim të kuadradit, por bashkë me rrjetën shkund edhe tifozin që po tentonte të largohej nga pjesa e sipërme e portës. Padyshim që goditja e ndihmoi të zbriste më shpejt, megjithëse në mënyrë të dhimbshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online