VIDEO/ Shpërthen kur po kritikohej më shumë! Zgjohet Ronaldo, përmbys ndeshjen për Juventusin

Situata e Ronaldos te Juventusi nuk ka qenë aq e qetë javët e fundit. Goli po i mungonte prej disa ndeshjesh dhe kritikat në drejtim të tij nuk kanë qenë të pakta. Por në momentin kur po kritikohej më shumë, ylli portugez shpërthen në fushën e lojës dhe tregon përse është një nga më të mirët në botë. Këtë gjë e bën duke përmbysur ndeshjen e sotme kundër Udinezes.  Këta të fundit vunë në vështirësi Juventusin, teksa gjetën golin që në minutën e 10 të takimit. Për të përmbysur rezultatin duhet të prisnim për minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 83-të Ronaldo fiton një penallti dhe pranë pikës së bardhë nga 11 metrat është po ai që shkon me topin në duar. Prej aty është CR7 ai që fiton duelin me portierin dhe në lojë vendoset baraspesha. Ndërkohë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, 5 herë fituesi i Topit të Artë shfrytëzon një harkim të Rabiot dhe me kokë tund rrjetën për herë të dytë. Kristiano Ronaldo i jep kështu fitoren dhe një vend në zonën Champions Juventusit, ndërsa në fytyrën e tij ka nisur të dallohet përsëri buzëqeshja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/juvecanal2/status/1388913503818424322

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online