VIDEO: Plas te Torino, boks mes dy veteranëve të ekipit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Torino ka humbur vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit në Serinë A dhe ëndërron ende Champions League, por duket se tensioni i akumuluar tashmë nuk po përballohet dot.

Një video e publikuar orët e fundit, filmuar nga një ballkon pranë stadiumit stërvitor Filadelfia, ka kapur një moment nervozizmi të paparë në kampin torinez, aq sa plasi grushti.

Portieri Sirigu, shumë i zemëruar, kishte diçka për t’i thënë mbrojtësit Rinkon dhe iu afrua duke i bërtitur.

Të dy nisën përleshjen, ndërsa ndërhynë Izzo, Moretti e De Silvestri, veteranët e tjerë të ekipit. Më pas portieri braktisi stërvitjen, ndërsa trajneri Valter Maxarri ndiqte skenën i shastisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *