Rizespori i Vedat Muriqit nuk mundi të shmangte humbjen në transfertën ndaj Fenebahçes. Skuadra nga Stambolli rrezikon rënien nga Superliga Turke dhe tri pikët ishin detyrim për ta. Gjithsesi, skuadra e sulmuesit të Kosovës u mundua t’u bënte ballë.
Muriqi dha një asist të shkëlqyer gjatë pjesës së dytë për të çuar shifrat në 2 – 2 për Rizesporin, por vendasit ia arritën të rimerrnin avantazhin të ndihmuar dhe nga fakti që Rizespori luajti me 10 lojtarë gjatë të gjithë pjesës së dytë.
Muriqi është padyshim lojtari që po spikat më shumë te skuadra e Rizesporit. Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës kryeson renditjen e golave dhe asisteve te skuadra e tij me respektivisht 6 asiste dhe 8 gola.