VIDEO | “Perla” e Kaen, tifozët e ndjekin ndeshjen brenda një… xhakuzi!

Stadiumi i një ndeshje futbolli të ofron disa mundësi për të shikuar ndeshjen. Pas porte me ultrasit nëse je tifoz i zjarrtë, ose dëshiron të përjetosh emocione të paharrueshme, në sektorë të ndryshëm ku mund ta shohësh ndeshjen më qetë, ose në tribunën kryesore, ku kushtet janë më të mira dhe komode. Por, një risi nga vjen nga Franca dhe klubi i Kaenit.

Katër tifozë fatlumë kanë parë ndeshjen midis Kaenit dhe Lionit në një vaskë xhakuzi. Thalazur, një kompani lokale e qytetit, në bashkëpunim me klubin vendas kanë nisur një lotari në rrjetet sociale për të shpallur katër fituesit, të cilët do të shihnin të ndarë në çift ndeshjen nga vaska e hidromasazhit. Një ide e veçantë promocionale, ku njëri çift do të shijonte pjesën e parë, ndërsa çifti tjetër pjesën e dytë të ndeshjes.

Kandidatët që kanë aplikuar kanë qenë të shumtë dhe ata duhet të bëheshin pjesë e profilit zyrtar të klubit dhe kompanisë në rrjetet sociale, si dhe të shpërndanin postimin e bërë në faqet e tyre. Fatlumë ata që ndoqën në Xhakuzi pjesën e dytë, ku u shënuan tre gola, por kjo ka qenë një eksperiencë e paharrueshme për të katër fituesit.

Duke llogaritur që qyteti i Kaenit nuk ka një klimë të nxehtë dhe temperaturat po ulen, nuk dihet akoma nëse kjo gjë do të përsëritet përsëri në stadiumin “Stade Malherbe” te Kaenit, por palët ia kanë arritur qëllimit duke marrë një ekspozim të madh në media dhe rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online