VIDEO | Pamje shokuese: Ish-lojtari i Aston Vilës tërbohet dhe dhunon 24-vjeçaren!

Pamje të frikshme janë transmetuar në mediat angleze. Rikardo Kalder është një mesfushor difensiv, i cili ka dalë nga moshat e Aston Vilës. 22-vjeçari ka patur një debat të fortë me një vajzë 24-vjeçare, ndaj së cilës ka ushtruar dhunë.

“Daily Mail” ka publikuar videon ku shihet Kalder duke rrahur studenten e mjekësisë në makinën e saj. Të dy kanë patur një diskutim të zjarrtë në rrugë, pasi vajza kishte refuzuar që lojtari ta përcillte për në shtëpi.

Pamjet i përkasin 6 majit të kaluar, ndërsa dallohet dhe goditja që vajza i ka bërë veturës së futbollistit, çka e ka tërbuar këtë të fundit. Kalder ka filluar ta godasë vajzën me grushte dhe shkelma nga xhami i makinës, për të hapur derën më pas dhe përshkallëzuar dhunën.

Siç raporton “Ole”, vajza ka pësuar hematoma në sy dhe ka dëmtime në kokë. Ajo ka dashur t’i marrë lojtarit rreth 6 mijë euro, duke e kërcënuar se do ta denoncojë, ndërsa 22-vjeçari ka lajmëruar policinë. Ai është dënuar me 9 muaj burg me datë 12 dhjetor, i është hequr patenta dhe nuk mund ta shohë, ose t’i ofrohet vajzës për 5 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online