(VIDEO) Pa Mesin nuk ka magji, Sevilja i jep dy “shuplaka” një Barcelone pa sulm

Barcelona është mundur sot në mbrëmje 2-0 nga Sevilja, në vajtjen e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit dhe tashmë misioni i kualifikimit bëhet shumë i ndërlikuar.

Sevilja është një skuadër mjaft cilësore dhe çdo ekip vuan në Estadio Ramón Sánchez Pizjuán, ndaj ishte një befasi e madhe zgjedhja e trajnerit Ernesto Valverde për të lënë në shtëpi Leo Mesin dhe në stol Kutinjo e Luis Suarez.

Në sulmin blaugrana debutonte, si “pykë”, Kevin-Prins Boateng, me Karles Alenja dhe Malkom në krahë. Zgjedhje e gabuar, sepse Sevilja e pati të lehtë të kontrollonte sulmet katalanase dhe në pjesën e parë meritonte avantazhin, edhe pse rastin më të mirë të ndeshjes e pati Malkom, që gjuajti jashtë, i vetëm me Sorianon.

Në pjesën e dytë presioni i Seviljes erdhi në rritje dhe në minutën e 58-të Promes krijoi golin e shënuar nga Sarabia.

Në minutën e 63-të u futën Kutinjo dhe Luis Suarez, çka ndryshoi shumë në ritmin e ndeshjes, por në minutën e 76-të Ben Jeder dyfishoi, kundër rrjedhës së lojës. Banega kërkoi portën, topi u devijua dhe shkoi tek Ben Jeder, që nuk fali.

Tani Barça ka një mision të ndërlikuar, në Camp Nou i duhet të shënojë të paktën 2 gola pa pësuar. Gjithsesi, me formacion të plotë dhe me Mesin në fushë nuk ka asgjë të pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online