VIDEO/ Nxjerr jashtë loje dy mbrojtës dhe jep magji me rabona, Di Maria është në tjetër nivel

PSG ka fituar me rezultat tenistik 5-0 ndeshjen e sotme kundër Angers. Një tripletë e Ikardit dhe nga një gol nga Mencau dhe Nejmar kanë vulosur fatin e takimit. Por përtej rezultatit një vemendje të madhe ka marrë Angel Di Maria. Mesfushori argjentinas ka shpalosur aftësitë e tij dhe ka pushtuar rrjetin me asistin e dhënë për patriotin e tij, Ikardin.

Gjatë momentit e golit të katërt, Di Maria merr një top në zonë ku nxjerr menjëherë jashtë loje dy mbrojtës kundërshtarë. Më pas i suprizon të gjithë duke dhuruar magji me një asist fantastik me rabona. I vetëm përballë portës Mauro Ikardi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online