VIDEO | Nuk ka dhurata në Torino, Milani i Gatuzos në kaos

U duk se Milani nuk do të dilte pa pikë nga Torino, por jo. Kuqezinjtë e Gatuzos luajtën më mirë në pjesën e parë kundër Juventusit. Mbajtën topin dhe krijuan më shumë. Milani gjeti golin në fundin e pjesës së parë me anë të të zakonshmit, Kristof Piatek.

Bardhezinjtë e Alegrit nuk u demoralizuan dhe përmbysën ndeshjen në pjesën e dytë. Muzakio shkaktoi një penallti në minutën e 59-të, që u shndërrua në gol nga Paulo Dibala. Goli i fitores për Juven erdhi gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes.

Moize Ken lëvizi bukur në zonë, mori një pasim nga Pjaniç dhe mposhti Reinën me anë të një diagonale të pakapshme. Goli i pestë në kampionat për 19-vjeçarin e talentuar, i cili po tregon dita ditës se ka një potencial të madhe dhe marrëdhënie të mirë me golin.

Kjo fitore e dërgon Juventusin në kuotën e 84 pikëve dhe bardhezinjtë shpallen kampion, nëse Napoli humbet nesër kundër Xhenoas. Nga ana tjetër ka zhgënjim të madh. Milani regjistroi ndeshjen e katërt pa fitore në kampionat, aty ku ka arritur të marrë vetëm një pikë! Vendi i katërt është në rrezik dhe një fitore e Atalantës përballë Interit e zbret ekipin e “Djallit” në vendin e pestë.

Juventus-Milan 2-1
(Dibala (pen) 59’, Ken 84’ / Piatek 40’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *