VIDEO | “Nuk donin të kualifikoheshim ne”, ja penalltia që tërboi Durmishajn

Sulmuesi shqiptar, Florin Durmishaj po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Panioniosit. 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë për skuadrën e tij. Edhe në takimin e djeshëm përballë PAOK-ut, Durmishaj gjeti golin, por skuadra e tij nuk arriti të shmangë eliminimin nga Kupa.

Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi foli për rezultatin e arritur, si dhe për të ardhmen e tij. Ai nuk kurseu arbitrin e ndeshjes, pasi në fund u dha një penallti dhe sulmuesi shqiptar u shfaq i revoltuar, madje edhe duke duartrokitur me ironi. Një penallti e paqenë, që vendosi fatet e ndeshjes.

ELIMINIMI NGA KUPA – “Dhamë më shumë se 100% nga vetja. Jam krenar për ekipin, për klubin dhe për shokët e skuadrës. Ndjesë gjithë mbështetësve tanë. E lexuam lojën mirë dhe donim të godisnim në kundërsulm. Besuam te kualifikimi pasi rezultati shkoi 2-2. Pësuam pastaj gol përmes penalltisë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë çfarë po ndodh. Disa donin që ne të mos kualifikoheshim”.

E ARDHMJA – “Dëgjoj shumë gjëra për të ardhmen time, por kam edhe një vit kontratë. Do të flasim pas verës. E respektoj klubin dhe jam një lojtar i Panionios deri në vitin 2020”,- përfundoi Durmishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online