VIDEO/ Njeriu i golave dështon në çdo finale! Siti fiton Superkupën pa Halandin, Guardiola është një përbindësh trofesh

Një tjetër trofe shtohet në vitrinën e Mançester Sitit. Klubi anglez fitoi sot për herë të parë në histori Superkupën e UEFA-s. “Qytetarët” kanë mposhtur Sevijën në finale falë ekzekutimit të 11 metërshave. Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anë të En Nesirit në minutën e 25, ndërsa fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve u përgjigjën në minutën e 63-të me anë të Palmerit.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-1 dhe u nevojitën penalltitë për të përcaktuar fituesin. Në ruletën e 11 metërshave, lojtarët e Mançester Sitit u treguan më të saktë, duke marrë në duar trofeun e Superkupës. Një tjetër finale e fituar pa ndihmën e Halandit. Njeriu i golave dështon sërish në finale, duke mos shënuar asnjëherë në një ndeshje të tillë. Ndërkaq Guardiola meriton të quhet një përbindësh trofesh, duke qenë se ky ishte i katërti i fituar brenda pak muajve me Mançester Sitin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online