VIDEO/ Guardiola vendos rekord, e feston duke puthur Halandin

Mançester Siti ka fituar mbrëmjen e sotme Superkupën e UEFA-s. “Qytetarët” mposhtën Sevijën pas 11 metërshave dhe siguruan trofeun e katërt sezonal. Guardiola ka vendosur një tjetër rekord, teksa bëhet i pari trajner që siguron Superkupën e UEFA-s me tre klube të ndryshme(Barcelona x2, Bajern Mynih dhe Mançester Siti).

Gëzimi dallohej qartë në fytyrën e trajnerit katalanas, që gjatë festës puthi në faqe edhe Erling Halandin. Megjithatë, ylli norvegjez nuk arriti të shënonte as mbrëmjen e sotme,  duke u bërë finalja e disatë në të cilën nuk shënon asnjë gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online