“Të mos flemë gjumë, nuk duhet të kemi frikë”, Zekiçi përgjigjet edhe trajnerit kundërshtar: Kam qenë nxënës i mirë, por me matematikën kam pasur vështirësi

Partizani pret mbrëmjen e nesërme Valmierën në “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Trajneri Zoran Zekiç është paraqitur sot në konferencë për shtyp, ku ka shuar kureshtjet e gazetarëve. Kreu i pankinës së të kuqve i ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë të pafrijësuar dhe të qendrojnë të vëmendshëm, pavarësisht se rezultati i ndeshjes së parë flet në favor të tyre.

Ndeshja me Romën

“Sigurisht që ndeshja me Romën ishte një eksperiencë e bukur. Në Letoni arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat tjetër pozitiv edhe nesër”.

Sulmuesi Mba 

“Mba do të jetë mungesa jonë e nesërme, por duhet të përgatitemi për të tilla probleme, pasi në futboll ndodhin këto gjëra. Ajo që është e rëndësishme është që të jemi kompakt dhe nesër të shfaqemi si skuadër e tillë. Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz”.

Ndeshja me Valmieran

“Valmeira është një skuadër shumë e mirë dhe u shfaq e tillë edhe në ndeshjen e parë. Eshtë një kundërshtar që meriton respekt. Vijmë pas një rezultati pozitiv, nuk duhet të kemi aspak frikë. lu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, të vrapojnë shumë, të lëvizin pa top, të besojnë tek ajo që duan të arrijnë. Kemi një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç punojmë në analizat që zhvillojmë. Besoj shumë tek skuadra, sepse ka shumë kualitet.

Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Personalisht nuk më pëlqen të mendoj për kundërshtarët e ardhshëm”.

Da Silva

“Da Silva nuk do të jetë nesër kaq. Më vjen keq por sot dua të flas për ndeshjen që do të luajmë nesër”.

Gjendja e skuadrës

“Shpresoj që mos kemi probleme të tjera. Kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit pas pak dhe shpresoj që çdo gjë të shkoj mirë”.

Nesër prisni një skuadër si ajo që u shfaq në pjesën e dytë ndaj Valmieras 

“Eshtë e vërtetë që në pjesën e dytë në Letoni luajtëm më mirë dhe këtë ia kam thënë edhe skuadrës”.

Trajneri Valmerias deklaroi se shanset për kualifikim janë 50 me 50 

“Në shkollë kam qenë nxënës shumë i mirë, por me matematikën kam patur vështirësi gjithë kohës. E kam të vështirë të bëj llogari, ndaj të shohim nesër si do të shkoj ndeshja”, ka deklaruar Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online