Partizani është shumë pranë titullit kampion, me të kuqtë që e ëndërrojnë prej shumë vitesh. Ndër protagonistët më kryesorë të Partizanit të këtij sezoni mund të përmendim padyshim Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin.
Dyshja përveçse merren vesh mirë në fushë, janë edhe miq jashtë saj. Një natë më parë, me sa duket Telushi e ka ftuar për darkë mikun e tij Trashi, i cili ndërkohë që vlonjati gatuante, dhuronte “shoë”, duke dhënë leksione si ultras.
Në videot e postuara në Instagram, shihet Trashi, i cili është së bashku me djalin e Telushit, duke e mësuar këtë të fundit me këngët e Partizanit, si dhe me thirrjet “Bruno Telushi”. Video mjaft e bukur dhe interesante, që dëshmon ambientin pozitiv që mbizotëron te “Demat e Kuq”.