VIDEO | Një ukrainas për Milanin, Sheva ia këshillon Maldinit

Quhet Vitali Mikolenko, është vetëm 20 vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në qendër. Pjesë e Dinamos së Kievit që prej vitit 2017 dhe 5 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Ukrainës.

Milani po e ndjek dhe është gati të ndërhyjë. Kontrata me Dinamo Kiev i përfundon në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlen 6-7 milionë euro.

Vetë Andrij Shevçenko, sot trajneri i Ukrainës, ia ka rekomanduar Paolo Maldinit këtë lojtar. Sheva e vlerëson shumë kualitetin e Mikolenkos, të cilit i ka dhuruar një fanellë titullari në kombëtare.

Maldini ka nisur bisedimet dhe 20-vjeçari, i cili ka cilësi shumë të mira fizike e teknike, mund të transferohet shumë shpejt në Milanelo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online