VIDEO | Një talent anglez tërheq vëmendjen e Alegrit, goli do t’u shtangë

Stefën Mavididi ishte një ndër afrimet e Juventusit gjatë merkatos së verës. Sigurisht ardhja në Torino e 20-vjeçarit anglez nuk bëri shumë bujë, pasi “CV”-ja e tij nuk ishte shumë mbresëlënëse.

Prej pesë muajsh Mavididi aktivizohet në Serie C me ekipin B të Juventusit që këtë vit është inkuadruar për herë të parë në strukturën e futbollit italian.

Mavididi ka spikatur shpesh në këtë skuadër, por goli i fundit që ai realizoi ndaj Sienës është i vështirë për t’u përshkruar me fjalë. 20-vjeçari mori topin pak metra mbi mesin e fushës dhe më pas arriti të driblonte me sukses katër lojtarë dhe e çoi punën deri në fund duke çuar topin drejt rrjetës.

 

 

Ndoshta kjo paraqitje e mirë e tij mund të tërheqë vëmendjen e Alegrit, që në pjesën e mbetur për të sezonit mund t’i japë një shans në Serie A, duke qenë se gara e titullit ka mbaruar me kohë dhe vetëm matematika po mban peng fillimin e festës së titullit i tetë radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online