Video | Një “ish” fundos Monakon në Principatë

Monako-Marsejë ishte ndeshja më interesante në Ligue këtë javë dhe i ka përmbushur pritshmëirë, pasi ka qenë një takim me raste të shumta dhe pesë gola të shënuar, madje ai që vendosi takimin u reziluar në minutën e 90-të.

Ishte Marseja që triumfoi me rezultatin 2-3, ndërkohë që goli i parë erdhi në shtesën e pjesës së parë. Pajet, me një krosim mjaft të bukur gjeti në zonë Mitroglu. Greku me kokë nuk fali, duke e ccuar topin në këndin e djathtë të portës.

Gjithsesi pjesa e dytë nisi me një gol të shpejtë të Monakos. Gabim në mbrojtje, topi i kthyer për te portieri u mor nga Falkao dhe kolumbiani tentoi portën. Gardiani mik e priti topin, por nuk e kontrolloi. Tielemans më pas nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë.

Loja është nxehur dhe më pas Falkao ka përmbysur takimin në 2-1, pasi ka shfrytëzuar një tjetër gabim të Marsejës dhe pak metra me portën ka shënuar. Gjithsesi kjo nuk e pezmaton skuadrën mike dhe pas 20 minutash barazuan me anë të Tovin, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Sakai në zonë.

Tovin ishte protagonist sërish, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt krosoi nga një goditje këndi dhe Zhermen me kokë e dërgoi topin në rrjetë. 2-3 dhe Monako deri në fund e ruajti avantazhin, duke marrë tre pikët.

Monako – Marsejë

Shënues: Tielemans 48’, Falkao 53’/Mitroglu 45+1’, Tovin 74’, Zhëmen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online