Ka përfunduar në barazim spektakolar sfida midis Levantes dhe Atletikos së Madridit, të cilat e mbyllin sezonin në paqe, ku ndajnë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Sfida nisi mjaft mirë për Levanten që kaloi në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë me anë të Kabakos, ndërsa në minutën e 33-të ishte sulmuesi Roxher Marti, i cili çoi shifrat në 2-0, duke e mbyllur pjesën e parë në mënyrë perfekte.
Pjesa e dytë nisi përsëri në tatëpjetë për Atletikon, pasi Korrea u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të. Gjithsesi, edhe pse me dhjetë lojtarë, ekipi i Simeones nuk u dorëzua.
Fillimisht ishte Rodri që shënoi golin që shkurtoi diferencën, ndërsa në minutën e 79-të ishte një debutues heroi i Atletikos. Kamejo shënoi në ndeshjen e tij të parë me fanellën bardhekuqe, duke barazuar shifrat.
? 79′ | 2-2 | ? ¡??????????????!
? ¡¡??????????????!!
? ¡¡??????????????!!
? ?????????????? de Camelloooo???#AúpaAtleti #LevanteAtleti pic.twitter.com/W3AnvwUMDD— Atlético de Madrid (@Atleti) May 18, 2019