VIDEO/ Niveli mediokër po i rri përshtat Donarumës, sjellja e pakuptueshme në derbin mes PSG dhe Marsejës

PSG arriti të mposhtë Marsejën në Ligue 1 dhe t’i afrohet edhe më shumë titullit. Vendasit arritën që të fitonin me shifrat 2-1, por nuk ishte mbrëmja e portierit Gianluigi Donaruma. Ky i fundit ka bërë një gafë fatale në momentin e shënimit të golit nga Marseja, që dha barazimin e përkohshëm.

Një nivel mediokër i treguar në këto kohë nga portieri italian, që edhe në minutat shtesë kishte një sjelljë të çuditshme. Pasi arriti më shpejtë se kundërshtari te topi në aksionin e Marsejës, të gjithë po prisnin që Donaruma të pasonte qetësisht sferën te shokët e ekipit, por vendosi që ta largonte topin në mënyrë të pakuptimtë jashtë vijave kufizuese.

Me portën e lënë të boshatisur dhe rivalët të gatshëm për ta ndëshkuar në shpejtësi, Donaruma u detyrua që të vononte aksionin e kundërshtarëve duke marrë karton të verdhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online