Në orën 19:45 do të nisë ndeshja më e rëndësishme e javës së shatë të Kategorisë Superiore. Kryeqyteti do të ndalet, pasi luhet Tirana-Partizani, derbi më i madh në Shqipëri. Biletat janë shitur të gjitha dhe stadiumi do të jetë i mbushur.
Atmosfera ndihet prej ditësh dhe tifozeritë janë përgatitur me koreografitë e tyre, të cilat priten me shumë interes. Pak minuta më parë në rrugët e Tiranës, tifogrupi bardheblu ka nisur marshimin.
Pritshmëritë për spektakël në shkallët e stadiumit janë të mëdha. Po ashtu duhet veçuar se do të jetë derbi i parë që në ambientet e stadiumit nuk do të jetë policia e shtetit.