Në futboll ka edhe momente kur trajnerët bëhe protagonistë me sjellje e tyre, për mirë apo për keq, por rrallë ndodh që një trajner të futet në fushë dhe të kryejë faull ndaj një kundërshtari.
Ndodhi dje në një ndeshje të Ligës 2 në Rumani. Trajneri i Argesh Piteshtit, Emil Sandoi, nuk dihet çfarë pati kur ndali një sulm kundërshtar me një ndërhyrje perfekte në teori, por problemi është se trajneri nuk ka lidhje me ndeshjen që luhet në fushë.
Të paktën e pranoi qetësisht kartonin e kuq dhe kërkoi falje…