VIDEO | Nga i panjohur në rekordmen, Hofenhajmi “fërkon duart” për yllin brazilian

Hofenhajmi bleu Xhoelinton në verën e vitit 2015 nga Sport Refice për shumën e 2.2 milionë eurove. Klubi gjerman e huazoi brazilianin për dy sezone në Austri te Rapidi i Vienës, ndërsa verën e kaluar ai u rikthye në Bundesligë.

22-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik në të parin që aktivizohet si titullar në Bundesligë dhe në 28 ndeshje të zhvilluara, ai numëron 10 gola të shënuar dhe 8 asiste. Lajpcigu po kërkon shërbimet e tij për të zëvendësuar Timo Vernerin, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe klubi do detyrohet ta shesë në verë.

Megjithatë, një klub anglez është futur në tratativa dhe ka gati një ofertë të parefuzueshme për Hofenhajmin. Siç raporton “Sport1”, Njukasëlli është vënë pas sulmuesit dhe është gati të shpenzojë 60 milionë euro për të!

Kjo do të ishte shitja më e shtrenjtë në historinë e Hofenhajmit, duke ia kaluar dhe Firminjos (u shot te Liverpuli për 40 milionë euro).

Ajo që më pëlqen më shumë nga Xhoelinton është fakti që ai ndihmon shumë ekipin dhe në mbrojtje. Mesfushorët kundërshtarë mendojnë se kanë shmangur presingun e tij, por më pas ai vjen me këmbët e tij të gjata nga mbrapa dhe rikuperon topin”, është shprehur trajneri i Hofenhajmit, Julian Nagelsman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online