VIDEO | Në Vlorë qetësohen, arbitrimi korrekt

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit i ishte besuar Enea Jorgjit. Gjyqtari nga Elbasani e menaxhoi mjaft mirë ndeshjen, edhe pse rastet e diskutueshme nuk ishin të shumta. Jorgji mendoi që të tregonte autoritetin e tij që në minuta e para, teksa pa u mbushur 15 minuta lojë e kishte nxjerrë katër herë kartonin e verdhë.

I vetmi rast i diskutueshëm ishte ai i pjesës së dytë, kur “demat” pretenduan për një 11-metërsh. Asani goditi topin nga brenda zone dhe Pollozhani e devijoi me dorë. Gjyqtari vijoi lojën me të drejtë, pasi shihet se lojtari i kuqezinjve e ka dorën në pozicion natyral dhe distanca është shumë e afërt, duke mos i lënë mundësi lojtarit vendas që të reagojë, për të larguar dorën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *