VIDEO/ Ndodhi! PSG e mund rivalin në Ligue 1 me vetëm 3 lojtarë në fushë, yjet “e shuara” i bëjnë lojtarët e Clermont të ndihen si…piketa

Ndodhi! Yjet “e shuara” të PSG janë vendosur në veprim për herën e parë në këtë sezon. Mbape-Neymar-Mesi duhej të ishte treshja e frikshme e Europës, por “dhëmbët” e tyre nuk ishin treguar ende as në Ligue 1, pasi në Champions League janë të eliminuar.

Megjithatë në mbrëmjen e sotme, v.iktima ishte Clermont që pësoi magjinë e tre lojtarëve. Tre gola të shënuara nga Mbape, tre gola të shënuara nga Neymar dhe tre asist të dhënë nga Lionel Mesi. Thuajse çdo gol ishte një histori më vete teksa Clermont e vendosur e gjitha në prapavijë, nuk arrinte të largonte topin.

Lojtarët e saj u shndërruan në piketa ndaj PSG, që me vetëm tre lojtarë, mbylli gjithë ndeshjen. Goli i pestë ishte magjia e pastër mes kombinimeve të Mesi-Neymar-Mbape, por edhe pesë të tjerët ishin pak a shumë në të njëjtën frymë. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online