Momenti që merr më shumë vëmendje se fitorja e Juventusit, Vlahovic dhe Dybala shpërthejnë në lot pasi i shënuan…Cagliarit

Juventusi është rikthyer te fitorja pas një momenti të vështirë. Bardhezinjtë kanë përmbysur në transfertë Cagliarin me shifrat 1-2. Joao Pedro realizoi golin e parë në minutën e 10, ndërsa De Ligt barazoi kur pritej fundi i pjesës së parë të takimit.

Ndërkohë goli që vendosi takimin i përket Vlahovic. Menjëherë pasi tundi rrjetën, sulmuesi serb përqafoi Dybala dhe mes tyre kishte një moment emocionues që mori më shumë vëmendje se vetë fitorja e Juventusit. Madje Vlahovic është parë duke qarë pas golit.

Gjithçka lidhet me kritikat e mëdha që ka marrë ky sulmues pasi Juventusi ngeli jashtë Champions League duke u eliminuar nga Vijareali dhe pasi e mundi Interi në “finalen” e titullit të Serisë A. Në të dy rastet, Vlahovic la për të dëshiruar dhe nuk e gjeti rrjetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online