Futbolli është një sport i prejardhur nga regbija. Ndarja midis të dy sporteve ka ndodhur më shumë 150 vite më parë, kur dhe u formuluan për herë të parë rregullat e këtij sporti që tani është popullor në çdo cep të planetit. Megjithatë, ka nga ato ndeshje që na bëjnë të kujtojmë se sa të ngjashëm mund të jenë ndonjëherë këto dy sporte.
Një incident i tillë ndodhi në ndeshjen midis “Sheffield Wednesday” dhe “Middlesbrough”. Në minutën e fundit të takimit, lojtarët e “Middlesbrough” në përpjekje për të ndaluar një gol të sigurt të kundërshtarit u grumbulluan të gjithë rreth topit, që ndodhej 1 metër larg vijës fatale.
Momenti më i komik i gjithë kësaj skene është kur mesfushori Adam Klajton përkulet e fillon të shtyjë grumbullin e shokëve të tij në të njëjtën mënyrë si jemi mësuar të shohim në regbi ose futbollin amerikan. Taktike e çuditshme funksionoi dhe skuadra e drejtuar nga Toni Pulis u largua me tri pikët.