Napoli ka reaguar pas dy humbjeve shtëpiake kundër Arsenalit në Ligën e Europës dhe Atalantës për kampionat. Ekipi i Ançelotit mposhti Frozinonen në transfertë me rezultatin 0-2.
Nga një gol për pjesë shënoi Napoli, që çon në 8 pikë diferencën me Interin dhe konfirmohet në vendin e dytë. Frozinonen e mban në elitë vetëm matematika, por ekipi lacial është i rënë në një kategori më poshtë.
Ndeshja u zhbllokua nga Dris Mertens në minutën e 14-të. Belgu realizoi në perfeksion një goditje dënimi dhe topi përfundoi në rrjetë. Dyfishim erdhi me anë të Amin Junes. Ishte minuta e katërt e pjesës së dytë. Gjermani zhvilloi një aksion fantastik, kombinoi bukur me Milik dhe shënoi një gol shumë të bukur.
Ndeshja nuk dhuroi më gola dhe u mbyll me këtë rezultat. Elseid Hysaj qëndroi gjatë gjithë takimit në stol dhe nuk u preferua nga trajneri Ançeloti.
Frozinone-Napoli 0-2
(Mertens 19’, Junes 49’)