VIDEO/ Napoli shpërthen ndaj Specias, Hysaj fiton “duelin” me Ismajlin dhe në gjysmëfinale gjen… Gjimshitin

Napoli ka hedhur poshtë luhatjet e javëve të fundit, teksa ka shpërthyer në fushën e lojës ndaj Specias. Të kaltrit kanë qenë të papërmbajtshëm gjatë pjesës së parë të lojës, kur brenda harkut kohor të 40 minutave ndëshkuan plot 4 herë kundërshtarët. Hysaj do të linte shenjën e tij në këtë përballje, pasi në minutën e 5-të dhuron një asist për Kulibali, që më pas zhbllokon shifrat.

Edhe gola të tjerë do të vinin nga djemtë e Gatuzos brenda fraksionit të parë të lojës, duke mbyllur kështu edhe çështjen e kualifikimit. Specia reagon në të dytën, por dy golët e shënuar vlejnë vetëm për statistikë, teksa Napoli triumfon me rezultatin përfundimtar 4-2.

Elseid Hysaj fiton “duelin” me Ismajlin, por në gjysmëfinale do të gjejë një tjetër shqiptar. Është pikërisht Berat Gjimshiti që pret ekipin e Gatuzos me Atalantën e tij, që mbrëmjen e djeshme eliminoi nga ky kompeticion Lacion, pavarësisht se për një kohë të gjatë luajti me një lojtar më pak në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online