VIDEO/ Liverpuli thyen “mallkimin” e golave, Klop fiton për herë të dytë duelin me Murinjon

Liverpuli mposht për herë të dytë Totenhamin, duke shpëtuar përkohësisht pozitën e vendit të katërt në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Klop ishte dominante që nga starti i takimit deri në përfundim të saj. Posedimi i lartë i topit rezultoi frytdhënës, pasi të kuqtë shënuan 3 herë drejt portës së Totenhamit.

Golat u shënuan nga Firmino, Mane dhe Alexander Arnold, ndërsa për ekipin e Murinjos realizoi danezi Hojbjerg. Në këtë sfidë nuk munguan dhe golat e anulluar si pasojë e teknologjisë VAR, teksa në minutën e 3-të goli i shënuar nga Son u anullua si pozicion jashtë loje. Ndërkohë dhe skuadra e Klopit u dëmtua nga VAR, pasi Salasë iu anullua një gol për prekje me dorë.

Me këtë fitore Liverpuli thyen dhe një “mallkim”, pasi nuk shënonin asnjë gol prej 4 ndeshjeve radhazi në Premier Ligë. Gjithashtu ky tri pikësh e afron kampionen e Anglisë, drejt vendin të tretë që mbahet nga Leiçesteri./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LateFootClub/status/1354915007943815175

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online