Zyrtare/ Skënderbeu bën merkato në Itali, gjen akordin për mbrojtësin e Xhenoas

Jemi në ditët e fundit të merkatos dhe klubet po përpiqen të mbyllin të gjitha hapësirat e mundshme. Skuadrat shqiptare kanë qenë aktive këtë muaj, duke pasuruar kampionatin me lojtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë Skënderbeu ka zgjedhur të bëjë merkaton në Itali këto ditë të fundit.

Bardhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me talentin Njie Fallou dhe këtë e konfirmon vetë klubi i Xhenoas. Këta të fundit zotërojnë kartonin e lojtarit dhe kanë vendosur të japin dritën jeshile për një huazim të 22-vjeçarit deri në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Julian Ahmataj për pjesën e mbetur të kampionatit, ku Skënderbeu do të synojë të qendrojë përsëri në Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online