Napoli ka shkatërruar Liverpulin 3-0 në miqësoren e sapombyllur mes tyre, me të besuarit e Ançelotit që e vlerësuan në maksimum këtë sfidë. Që në minutën e 17’, Insinje i dha avantazhin napolitanëve, duke hapur udhën e fitores.
12 minuta në vonë, do të shënonte dhe bomberi polak, Arkadiuz Milik. Me rezultatin 2-0, u mbyll pjesa e parë. E dyta startoi me shumë ndryshime në formacion nga të dyja skuadrat.
Gjatë fraksionit të dytë të lojës do të kishte dhe një gol, i shënuar nga Junes, që vendosi rezultatin final të sfids 3-0 në favor të Napolit. Hysaj u aktivizua në minutën e 61’.