VIDEO | Muzaka është “lokomotiva” e Skënderbeut

Skënderbeu nuk gabon përballën Kastriotit. Korçarët kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe ka vendosur Gjergji Muzaka, i cili arriti që pas rreth gjysmë ore loje të shënojë në portën e portierit Klajdi Kuka. Një ndeshje e hapur, me raste nga të dyja krahët. Festoi Skënderbeu, që ruan kreun e klasifikimit. Kastrioti regjistron humbjen e radhws dhe mbetet nw fund tw renditjes.

Korçarët ishin në kërkim të golit të dytë në çdo moment, por portieri Kuka ishe në gatishmëri në çdo raste. Kishte edhe nga ato momente kur vendasit u treguan të pasaktë. Bregu me fillimin e pjesës së dytë pati rastin më të mirë për të dyfishuar shifrat.

Nga ana tjetër edhe Kastrioti rrezikoi. Ymeraj provoi nga distanca, Domgjoni me kokë në një moment tjetër e dërgoi topin pranë shtyllës. Në fund të ndeshjes provoi edhe Okebugu me një goditje dënimi, por topi shkoi në rrjetë të jashtme.

Edhe në fund krutanët provuan nga një goditje dënimi dhe më pas nga këndi, por pa mundur të shënojnë. Bregu mund të shënonte në aksionin e fundit, kur Kuka la portën dhe vlonjati kërkoi nga shumë larg rrjetën. Pak metra larg shtyllës dhe më pas gjyqtari Bajramaj ndali gjithçka dhe korçarët ishin të lirë të festonin fitoren e radhës.

Kategoria Superiore – Java 11

E shtunë, më 3 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu 1-0 Kastrioti
Shënues: Muzaka 29′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh (Demte 66′), Muzaka, Gripshi (Fili 64′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 76′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Radas, Lulaj, Guindo.

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu (Shehi 88′), Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Marku (Vatnikaj 73′), Atsina (Roxher 46′). Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Puja, Neziri, Preston, Shehi, Caca.
Kartonë të verdhë: Demte 75′, Aliti 80′, Dita 91′ / Stijepoviç 47′, Okebugu 51′

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Redvan Shaba, Enea Jorgji
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Besnik Kaimi

GOLI

29 ‘ – Kombinim i bukur mes Bregut dhe Abazit, ky i fundit harkon në qendër të zonës, ku Muzaka depërton ,me kokë dhe shënon golin e avantazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *